Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Itali. trupi i një 32-vjeçari shqiptar është gjetur i pajetë në ambientet e një një resorti. Ngjarja është zbuluar nga disa punonjës të restoritit, të cilët tentuan të hynin disa herë në dhomë duke trokitur derën, por nuk morën asnjë përgjigjie.
Mediat italiane shkruajnë se fillimisht ai u dërgua në spital, por u gjet pa shenja jete. Në dhomë u gjetën disa pako ilaçesh bosh pranë shtratit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një akti ekstrem, si vetëvrasja e mundshme, megjithëse hetimet e mëtejshme do të sqarojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Ai kishte qëndruar në resort për rreth një ditë. Në vend kanë ndërhyrë edhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes. Gjetjet e para do të kishin përjashtuar përfshirjen e njerëzve të tjerë: asnjë shenjë dhune nuk do të ishte zbuluar në trup.
