Trupi i 65-vjeçarit të pajetë është larguar këtë pasdite nga kampi MEK në Manzë, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ambientet e kampit Ashraf 3 u largua dhe grupi hetimor, bashkë me prokurorin Sokol Nishani që po drejton hetimet.

Ka dyshime se 65-vjeccari mund të ketë humbur jetën para operacionit policor, po do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë kohën e vdekjes.