Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Dajç të Lezhës, ku një person rreth 53 vjeç është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Trupi i viktimës është zbuluar në gjendje të dekompozuar, duke ngritur dyshime se ai mund të ketë ndërruar jetë prej disa kohësh.

Sipas burimeve paraprake, 53-vjeçari jetonte i vetëm, gjë që ka bërë të vështirë zbulimin e ngjarjes në kohë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.