Është ekstraduar nga Itali drejt vendit tonë ditën e sotme, Bujar Shega allias Marsel Shega, i njohur edhe si truri financiar i grupit të Suel Çelës. Shega u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në shtetin italian, ndërsa ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme.
52-vjeçari dyshohet për disa vepra penale, atë të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shega pritet të dalë para GJKKO për verifikimin e masës arrest me burg dhënë në mungesë.



