Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetaren rumune, nga “PRO TV”, gjatë konferencës me gazetarët europianë. Shkak është bërë pyetja e gazetares, e cila kërkoi të dinte nëse projekti në Sazan apo Zvërnec është anuluar për shkak të protestave.
Rama përsëriti se nëse një projekt nuk ekziston nuk ka as se çfarë të miratohet, as çfarë të pezullohet dhe as çfarë të anulohet.
Pjesë nga debati:
Gazetarja: Kemi dy projekte, të ishullit të Sazanit dhe në bregdet
Rama: Nuk kemi dy projekte, kemi dy vend zhvillimi. Fjalët sot janë të rëndësishme, kemi dy vendndodhje.
Gazetarja: Në bregdet projekti është anuluar apo pezulluar?
Rama: Si dreqin flas e flas…
Gazetarja: Ju thatë në fillim, kemi regjistrimin, që është anuluar.
Rama: Ju keni regjistrimin, unë kam alzhajmer. Po, jo?
Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.
Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar asgjë, sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull, vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtrat që ju kanë bllokuar trurin.
Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull.
Rama: Trurin e keni në rregull, por problem është sa është i hapur për faktet. Nuk është në rregull, nuk e pranoj. Më thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë sepse4 keni ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar.
