Lis Truss u zgjodh dje si kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, e cila do të pasojë Boris Johnson pas dorëheqjes së tij.
Një pyetje e rëndësishme për vendin tonë është se çfarë do bëhet me marrëdhëniet Shqipëri-Britani e Madhe dhe mbi të gjitha me të gjitha, me shqiptarët që i janë drejtuar Anglisë edhe në mënyrë të paligjshme.
Për të folur për këtë, në emisionin “Breaking” në Top News, ishte i ftuar analisti Ralf Gjoni, një njohës i mirë i politikës britanike.
Sipas Gjonit, marrëdhëniet mes dy vendeve do të kenë një përmirësim, ndërsa përmend dhe nismat e ambasadorit britanik në vendin tonë, Alaistair King-Smith, veçanërisht për rajonin e Kukësit, prurësi më i madh i emigrantëve shqiptarë në ishull.
“Marëdhëniet do kenë përmirësim, mos harrojmë Truss është ish-ministre e jashtme. Po ashtu kemi një ambasador britanik të ri në vendin tonë. Amabasodori Alaistair King-Smith ka një fokus të rinovuar për të nxjerrë në pah aspekte pozitivë të Shqipërisë, ka një fokus ndaj Kukësit, që është një rajon problematik për prurjet në Britaninë e Madhe. Marrëdhëniet do përmirësohen, do jenë pozitive me shqiptarët besoj. Duke përmendur dhe ish-ministren e Brendshme Priti Patel e cila u largua dhe që ka qenë shumë e ashpër me emigrantët. Prandaj marrëdhëniet do pësojnë kthesë pozitive.”- tha Gjoni.