Gazment Bardhi foli pas mbledhjes së 43 deputetëve të opozitës në kryesinë e Kuvendit. Nesër do të jetë seanca plenare në parlament dhe Bardhi me deputetët e tjerë përcaktuan një axhendë se ku do të përqëndrohet aksioni i tyre opozitar.
Deputetët opozitarë ranë dakord për krijimin e paketave ligjore për rritjen e pensioneve, rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave për personat me aftësi të kufizuara. Gjithashtu nëe mbledhje u fol edhe për një paketë ligjore për minimumin jetik.
Gazment Bardhi: “Do propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për sa i përket rritjes së pensioneve, masës së rritjes ekonomike dhe masës së pagesës për personat me aftësi të kufizuara duke çuar përpara edhe paketën për caktimin e ligjit për minimumin jetik”, tha Bardhi.
Bardhi u pyet nga gazetarët edhe për Lulzim Bashën. Në Kuvendin e 2 shtatorit ky i fundit u zgjodh si kryetar grupi parlamentar i demokratëve duke zëvëndësuar Bardhin. Por për të ky është një post i dhururar nga Rama.
Gazment Bardhi: “I lihet nga Edi Rama Lulzim Bashës tregon absurditetin e një situate të tillë. Nëse zoti Basha ka një ambicie të tillë të bëjë 18 vota brenda grupit parlamentar votën e 19 e ka të siguruar. Qëndrimi i Kuvendit është i qartë, procedura sesi caktohet kryetari i grupit është e qartë dhe Kuvendi do të zbatojë rregulloren e parlamentit.
Lista e diskutuesve në seancë plenare caktohet nga kryetari i grupit parlamentar. Se kush është kryetar i grupit parlamentar i PD është një çështje që e dini ju jo më kryetarja e Kuvendit.
Pa dyshim që kryetarja e Kuvendit do të zbatojë rregulloren e Kuvendit dhe nuk do të kryejë një akt provokimi ndaj 50 deputetëve të opozitës në parlament”, u shpreh Bardhi.