Protestuesit janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, duke zhvilluar tubimin e 108-të radhazi kundër qeverisë.
Pjesëmarrësit kanë vijuar fjalimet dhe mesazhet drejtuar qeverisë, ndërsa protesta po zhvillohet përpara godinës ku vijojnë të artikulohen kritikat dhe kërkesat politike të protestuesve.
Tubimi i sotëm shënon një tjetër mbrëmje proteste në Tiranë, me pjesëmarrësit që pritet ta përmbyllin aktivitetin me marshimin e përnatshëm në kryeqytet.
Marshimi është kthyer tashmë në një nga elementët karakteristikë të protestës, e cila vijon prej 108 ditësh para Kryeministrisë.
