Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së opozitës në Tiranë.

Pas përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë marshimit drejt Ministria e Brendshme, Berisha akuzoi autoritetet për bllokim të protestës dhe ndërhyrje ndaj protestuesve.

“Do marrin përgjigjen e merituar. Ishin në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor”, deklaroi ai.

Më herët gjatë protestës, janë regjistruar tensione dhe përdorim molotovësh nga protestuesit, ndërsa policia ndërhyri me ujë për shpërndarjen e turmës.