Policia e Elbasanit ka dalë me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të Turit të 82-të të Çiklistit Ndërkombëtar. Etapa e parë do të zhvillohet sot, dhe do të nisë në orën 15:30. Ndërsa etapa e dytë do të zhvillohet të mërkurën, në orën 12:00.

Në territorin e qarkut Elbasan, aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë:

Etapa e parë– E martë, datë 27.05.2025 – Ora 15:30

Itinerari përshkon:

  • Peqin (15:30)
  • Bradashesh (15:50)
  • Unaza e Elbasanit (16:00)
  • Kthim majtas në përfundim të varrezave të qytetit
  • Në drejtim të stadiumit “Elbasan Arena”
  • Kthim djathtas përballë stadiumit
  • Hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:50)

Etapa e dytë – E mërkurë, 28.05.2025 – Ora 12:00

Itinerari përfshin:

  • Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)
  • Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)
  • Rrethi i Bradasheshit (12:07)
  • Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)
  • Kthesa e Belshit (12:28)
  • Fshati Kajan (12:55)
  • Kthesa e Kuçovës (13:20)

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, për kufizimet e përkohshme të qarkullimit gjatë zhvillimit të aktivitetit. Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë për sigurinë tuaj dhe të sportistëve pjesëmarrës.