Ministria e Jashtme e Gjermanisë u ka bërë thirrje qytetarëve gjermanë që udhëtojnë drejt Shqipërisë të kenë para në dorë, pasi pagesat me kartë nuk janë gjithmonë të mundura dhe euroja pranohet rrallë jashtë zonave turistike.
Në njoftimin zyrtar theksohet se “pagesat me para në dorë në lekë janë të zakonshme”, ndërsa transaksionet me kartë “nuk janë të garantuara” dhe mund të sjellin kosto shtesë në konvertim.
Ky paralajmërim vjen ndërsa kryeministri Edi Rama promovon idenë e një shoqërie “cashless”, pa para fizike. Por realiteti në terren tregon një tjetër tablo, duke nxjerrë në pah hendekun mes propagandës digjitale dhe infrastrukturës aktuale të pagesave në vend.