Kryeministri Edi Rama ka ndarë të dhënat më të fundit mbi ecurinë e turizmit në Shqipëri, duke theksuar se muaji prill i vitit 2026 solli një tjetër rezultat pozitiv për sektorin.

Sipas shifrave të publikuara nga kreu i qeverisë, gjatë prillit vendin e vizituan 891,414 turistë të huaj, duke regjistruar një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Rama thekson se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Danimarkën, Italinë, Poloninë, Francën, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, interesi në rritje lidhet me natyrën, trashëgiminë kulturore, vijën bregdetare dhe mikpritjen shqiptare, elementë që po e kthejnë vendin në një nga destinacionet më të preferuara turistike në rajon.