Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u zhvillua me tensione dhe debate të ashpra.

Partia Demokratike kërkoi që mbledhja për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të mbahej të hënën, ndërsa mazhoranca kërkoi shtyrje për një muaj.

Kryetari i Kuvendit mbylli mbledhjen pa caktuar një datë të re. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi duke kërkuar të caktojë datën e mbledhjes së radhës.

Bardhi-Peleshit: Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.