Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka debatuar në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.
Ndërsa Bido fliste për Sali Berishën në Komisionin Europian, duke thënë se ‘doktori përbalti Shqipërinë’, Korreshi i është kthyer duke u shprehur se populli shqiptar po pret ende Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se PS ‘nuk ka shpikur rrotën e historisë’.
Pjesë nga debati:
Bido: Sot, në momentin që flasim për diasporën shqiptare, për këta ambasadorë të Shqipërisë dhe imazhin e Shqipërisë, fatkeqësisht dëgjuam që në KE doli doktori dhe vetëm përbalti atdheun e tij, mori fjalën Shqipëria dhe e shpërdoroi brenda gojës së vet, foli për narko-trafikantët.
A thua se shqiptarët jashtë vendit nuk janë ata që punojnë me djersën e ballit. Atje në KE keni mundësinë që të flisni për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë, të drejtat dhe për të rritur imazhin e vendit, por zgjidhni që të fyeni termin shqiptarë sa herë shkoni jashtë vendit. Ky është një turp kombëtar.
Korreshi: Ore, ti mund të thuash që s’të përmenda, mos na bëni këtu sikur po na shpikni rrotën. Në vitin 2000 kam studiuar në Romë. Populli shqiptar sot po pret atë të drejtësisë, ato ligjet për Reformën në Drejtësi që po i bini me daulle dhe trumbet ju, po flisni të gjithë për Italinë sikur po na çoni sot për herë të parë në Itali. Ti s’ke qenë refugjat, por unë po, që kemi marrë edhe bursë dhe konvikt. Tregoni ju për Italinë tani. Të gjithë njerëzit duan të flasin për drejtësinë.

