Deputetët e Partisë Socialiste janë pritur me protesta jashtë godinës së Parlamentit nga qytetarë që kundërshtojnë projektligjin për “Barazinë Gjinore”. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj socialistëve, duke e cilësuar ligjin si “turp kombëtar”.

Tubimi u zhvillua gjatë seancës plenare, në të cilën Kuvendi miratoi projektligjin me 77 vota pro dhe 36 kundër. Pas përfundimit të seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët demokratë, iu bashkua protestuesve dhe komunikoi me ta.