Deputetët e përjashtuar të opozitës vijojnë protestën e tyre para godinës së Kuvendit, pasi nuk u lejuan të hyjnë brenda në sallë.
Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se kjo revoltë bëhet për popullin dhe për Shqipërinë, e jo për fatin e deputetëve.
“Këta duan mundësisht që mos u bëjmë zhurmë, mos i prekim, mos i shqetësojmë. Që të jenë rehat, të vjedhin, të shijojnë paratë e vjedhura. Edhe këtu vjedhin. Jemi të pangopur. Këta gjithë natën mendojnë sesi do vjedhin në mëngjes. 8 milionë e 900 mijë të ngarkuar Bardhit, Nokës, Hotit dhe Nallbatit. Nëse iu ka shpëtuar ndonjë, e kanë futur brenda. Ne u mësuam tani, s’na bën përshtypje. Krenar jemi që nuk shkojmë për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.
Këto janë i vetmi shtet në Europë që të dënojnë pa ligj, pa kushtetutë dhe pa rregullore. Aksionin po e bëjmë për Shqipërinë. Nuk e bëjmë për vete, e bëjmë për qytetarët, për Shqipërinë. Turp kush mendon se e kemi për vete gjithë këtë që bëjmë. Jo mor jo, e bëjmë vetëm për Shqipërinë.”- tha Sula.




