Banorët e Kënetës, të mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike, kanë protestuar për të dytën ditë para bashkisë Durrës, lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që shkaktuan 1 viktimë dhe dëme të shumta në këtë qark.

Duke bërtitur ‘Turp Turp’, disa prej protestuesve kanë hedhur kapsolla në drejtim të godinës së bashkisë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh në Bashkinë e Durrësit është gjetur i pajetë në një kanal të enjen, duke u konsideruar si viktima e parë e përmbytjeve të ditëve të fundit në qytet.