Sërish përplasje janë shënuar mes protestuesve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së mbajtur para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë brohoritur “Turp, turp”, ndërsa tensionet janë rritur pranë kordonit të policisë. Gjatë përplasjes, një qytetar është rrëzuar në tokë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të mos lejuar çarjen e perimetrit të sigurisë.
