Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u përfshinë në një debat të fortë politik, ku nuk munguan ironitë dhe akuzat reciproke.

Gjatë debatit Mila vuri në dyshim mbështetjen që, sipas saj, Hoxha gëzon brenda PD, duke përsëritur se atë nuk e do as kryetari i partisë së tij.

Nga ana tjetër, Hoxha akuzoi mazhorancën se e lidh politikën me interesa të tjera dhe argumentoi se modeli politik i socialistëve po refuzohet nga qytetarët.

DEBATI

Mila: Dil atje dhe merri zemrën kryetarit, që t’u marrësh pastaj zemrën qytetarëve shqiptarë. Kur s’ia merr dot zemrën kryetarit s’ua merr dot qytetarëve!

Hoxha: Ajo që ju lidh ju me politikën është burgu i Peqinit.

Mila: Ty nuk të do kryetari yt!

Hoxha: Mua më lidh pasioni për ta bërë këtë vend më të mirë, juve ju lidh burgu i Peqinit. Do të bëjë banalizim. E ke parë Ramën në Parlament?! Po pse politikë batutash do bëjmë këtu? Unë kam ardhur për qytetarët.

Modelin tuaj politik e refuzojnë njerëzit në rrugë.

Mila: Ashtu siç ju refuzon ju kryetari juaj.

Hoxha: Unë shkoj në protestë zonjë.

Mila: Nuk jeni mjaftueshëm për demokratët.