Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha vendosi të spostojë axhendën e diskutimeve duke deklaruar se asgjë s’ka më të rëndësishme se sa protesta kundër skandaleve të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe skandalit të AKSHI-t.

Gjithsesi, për ish-deputetin Dashnor Sula, problemi kryesor te Partia Demokratike vazhdon të jetë brenda vetes.

Në “Top Story”, ish-deputeti i PD-së pati një përplasje me gazetarin Bledian Koka.

Pjesë nga debati:

Koka: Problemi këtu është që ke një regjim që të hoqi koalicionet. Edhe ato shuplakat… Nuk më intimidon dot mua. Një milionë votat, nuk janë të Ramës, janë të koalicionit dhe ato mund të ishin bërë më mirë në 2021-shin…

Sula: Gjithçka erdhi nga djegia e mandateve.

Koka: Djegia e mandateve, shumë mirë kanë bërë. 30 mijë vota e ndanë diferencën. Por përse e ndau? Sepse u zhbënë koalicionet. Pse nuk e thua këtë ti?

Sula: Po të mos ishin djegur mandatet, nuk do ishte bërë kjo.

Koka: Ty të flet mllefi dhe ai mllef të flet kur nuk u bëre deputet.