Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë në Klos.
Operacionit të kërkimit i janë bashkuar edhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe efektivë të ushtrisë, të cilët po punojnë intensivisht në zonë në bashkëpunim me strukturat vendore.
Gjatë ditës së djeshme, kërkimet u përqendruan përgjatë shtratit të lumit Mat dhe vijuan për disa orë, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Ato kanë rifilluar sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në operacion janë angazhuar gjithashtu familjarë të të riut, si edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.
Ngjarja
Sipas policisë, mjeti tip “Audi” me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars. Shofer ka qenë shtetasi me iniciale A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos, i cili ka rezultuar se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
24-vjeçari dyshohet se pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe nuk ndihmuar 30-vjeçarin Jurgen Karaj të dalë nga mjeti, i cili sipas bluve, dyshohet se ka qenë në makinë me të riun.
Trupi i Jurgen Karaj ende nuk është gjetur, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.


