Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kjo pas aksidentit fatal që ndodhi në aksin Levan-Tepelenë, ku humbi jetën O. M.. Arrestimi u bë në vijim të hetimeve për ngjarjen tragjike, e cila solli pasoja të rënda.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.
