Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë-Maliq.

Sipas informacioneve, 45 vjeçari Krenar Çekiçi ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës. Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë. 45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.