Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për presion dhe sulme ndaj sistemit të dejtësisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se ai është mbështetësi më i madh i pavarësisë së drejtësisë.
“Para se ta shkruajnë më kollaj fjalën presion, është fjalë shumë e madhe për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, që jam unë këtu, mirë është ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçiste dhe e ulte lavire Prokuroren e Përgjithshme.
Ose, nëse u vjen zor ta kujtojnë se ku mund të jenë fshehur, apo aq më keq, u duket e panevojshme të kujtojnë, le të mos e harrojmë se tani, në këtë kohë, atij që s’u bë dot pasardhësi im, pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot jo një deklaratë, po as një gjysmë llafi, pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz, në derën e SPAK.
Ndaj meruni me mesazhin, jo me mesazherin, se paguhen sa frengu pulën bashkë me 500 sekretarë dhe këshilltarë të tyre, që të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë, jo që të akuzoheni për presione inekzistente nga unë, që i kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur.”– tha Rama.


