Apeli ka shpallur të pafajshëm Redion Hysën, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhuljano Prela.
26-vjeçar u ekzekutua në dhjetor të vitit 2020, ndërsa kthehej nga Tirana në drejtim të banesës së tij. Atij iu bë pritë nga një automjet nga ku u qëllua tre herë, ku një prej plumbave e kapi të riun në trup dhe i shkaktoi vdekjen. Xhuliano kishte dalë nga shtëpia e tij pas një telefonate të marrë ndërsa në autostradë autorët e kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë pistoletën. Polici sapo e ka konstatuar është munduar të largohet, por një plumb e ka kapur ne trup. Automjeti i tij përfundoi në një parcelë aty pranë, gjë e cila bëri që në fillim kjo ngjarje të raportohej si një aksident. Gjatë kontrolleve në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja dhe një celular.
