Është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit 29-vjeçarja Melisa Hoxhallari, e shpallur në kërkim pas plagosjes me armë zjarri të Glefian Hoxhallarit, babait të fëmijës së saj. Ngjarja ndodhi më 5 janar në një lokal pranë “Zogut të Zi” në Fier, ku viktima mbeti në gjendje të rëndë. Dyshohet se plagosja është kryer nga bashkëjetuesi i Melisës, shtetasi K. B., në bashkëpunim me të.

Policia bën me dije se ndaj Melisa Hoxhallarit është caktuar masa “Arrest në burg” nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”. Partneri i saj, i cili dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, vijon të jetë në kërkim nga autoritetet. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.