Këto janë pamjet nga dhoma e burgut ku po mbahet 34-vjeçarja bashkë me foshnjën e saj 7 muajsh. E reja, nënë e tre fëmijëve të mitur, u arrestua me të mbërritur në Rinas dhe u dërgua në burgun e Pojskës, pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.

Menjëherë pas lajmit të bërë publik në Top Channel, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Presidenti ka kërkuar informacione nëse e reja përfiton nga amnistia e nëse jo, ka kërkuar propozim zyrtar nga ministria e Drejtësisë për amnisti personale për të, pasi është nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve i sëmurë.