SPAK ka sekuestruar automjetin luksoz në pronësi të Ergys Agasit, një Land Rover Defender.
Ergys Agasi u arrestua dje në Durrës, në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Operacioni u zhvillua në zonën e Plepave nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un. Sipas raportimeve, Agasi u lokalizua ndërsa udhëtonte me një automjet. Në të njëjtën makinë ndodhej edhe Uljan Shpataraku, i cili u arrestua gjithashtu gjatë operacionit.
Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest në kuadër të hetimeve të SPAK lidhur me procedurat e prokurimeve të AKSHI-t.
