Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, është arrestuar sot në Tiranë, pak para se të zhvillonte një konferencë për shtyp.

Sipas informacioneve, arrestimi është bërë afër qendrës tregtare Casa Italia, në momentin kur u ekzekutua urdhri i SPAK.

Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Megjithatë, deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi akuzat specifike. Ai është paraqitur më parë në dyert e SPAK për të diskutuar rreth dosjes Cez-Dia dhe në vitin 2022 ka kallëzuar ish-deputetin Halit Valteri në këtë prokurori.

Ky arrestim ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht në kontekstin e tensioneve politike në vend.