Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Cllevio”, pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Top Channel, se ekstradimi i tij do të realizohet më 8 tetor nga autoritetet e Interpolit, me destinacion Tiranën, ku reperi do të përballet me drejtësinë shqiptare.
Cllevio ndodhej i ndaluar në Dubai prej rreth tre muajsh dhe autoritetet kanë nënshkruar tashmë dokumentet e ekstradimit.