Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit.

Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor Çombashi, administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel”.

Sipas burimeve policore, Çombashi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Sheq-Marinas, ndërsa mësohet se nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për kontrabandë mallrash në Vlorë.

Burime nga fshati Sheq-Marinas bëjnë me dije se Ligor Çombashi e ka nisur aktivitetin e tij pas viteve 90, fillimisht me furgonë. Dyshohet se Çombashi transportonte shuma parash nga aktivitetet e paligjshme të personave në Itali drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.