Pas arrestimit të tij në datë 21 tetor, ish-deputeti socialist Jurgis Cyrbja është thirrur sot në SPAK për tu marrë në pyetje. Mësohet se ai do të merret në pyetje nga prokurori Adnan Xholi, teksa organi i akuzës ka ngritur tre akuza ndaj Çyrbjas.
Konkretisht ish-deputeti socialist akuzohet për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje. Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.
Sipas bisedave të zbuluara në aplikacionin “Sky Ecc”, rezulton se bandat kriminale kanë ndërhyrë për futjen e emrit të Çyrbjan në listat për deputet dhe renditjen e tij sa më lart, në mënyrë që të mund të fitonte mandatin në zgjedhjet e fundit parlamentare.





