Avokati Ulian Barjami, i cili u arrestua më datë 18 tetor pas përplasjes me prokurorin në sallë, është liruar. Burime bëjnë me dije se avokati është liruar me urdhër të Prokurorisë.

Sipas raportimeve, avokati ishte arrestuar nga OPGJ. Kur materialet kanë shkuar për vlerësim në Prokurorinë e Elbasanit, organi i akuzës ka konstaruar se arrestimi është i paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin të menjëhershëm. Nuk ka shkuar fare në gjykatë për masë sigurie.