Ditën e sotme pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, drejt Shqipërisë shtetasi Amar Shkëmbi, i njohur edhe me identitetin Dritan Shkëmbi, i arrestuar në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Sipas autoriteteve, ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), në vitin 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Shkëmbi akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë; “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë;
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; dhe “Vjedhja”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi:
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkembi.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas mbërritjes së këtij shtetasi do të ketë një njoftim të plotë për median.
Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë