Detyrim paraqitje një herë në muaj ka caktuar Gjykata për 7 të miturit që u arrestuan në protestën e 10 shkurtit.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se të miturit u arrestuan gjatë protestës së PD, për përdorim dhune.
Pas vendimit të Gjykatës, ata pritet të lihen të lirë.
Top Channel
