Gjykata ka zhvilluar dje seancën për caktimin e masës së sigurisë për katër personat e arrestuar gjatë protestës së Adriatik Lapajt, të mbajtur më 6 janar.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata ka vendosur të lirojë të arrestuarit dhe të caktojë masën “Detyrim Paraqitje” për Eliger Hima, Ergys Llanaj, Afred Matoshin dhe Edison Haklajn.

Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i katër të pandehurve ishte i paligjshëm, duke marrë këtë vendim pas shqyrtimit të provave dhe argumenteve të paraqitura gjatë seancës.

Të arrestuarit kishin marrë pjesë në protestën e organizuar për çështje të lidhura me Adriatik Lapajn, por autoritetet nuk arritën të justifikonin ligjshmërinë e ndalimit të tyre.