Gjykata ka caktuar sot masat për 14 protestuesit e përfshirë në incidentet e dhunshme gjatë protestës së Partisë Demokratike më 10 shkurt.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, vendimi i gjykatës përfshin 2 arrestime me burg, 3 arrestime në shtëpi dhe 9 masa detyrimi paraqitjeje.

Ndërkaq, një ditë më parë, 7 të mitur që u shoqëruan gjatë protestës, u lanë gjithashtu me detyrim paraqitjeje.