Ish-efektivi i Policisë së Burgjeve, Fatjon Baçi, i arrestuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, është liruar nga qelia. Baçi me detyrë inspektor, ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Ndocit dhe një tjetër të pandehuri drejt spitalit të Durrësit, moment kur dhe i iku policisë nga duart.
Baçi e të tjerë efektivë, akuzohen për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, të cilët lëvizën me ambulancën e burgut, Altin Ndocin nga qelia në spital, në shkelje të procedurave, pa e prangosur, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje, konsideruar krahu i armatosur i organizatës kriminale të Çopjave të Elbasanit.
Njoftimi për lirimin e Fatjon Baçit është bërë me dije në GJKKO gjatë seancës për dosjen ‘Veliaj’. Baçi në këtë çështje është i përfshirë pasi i ka dhënë telefonin e tij personal kryebashkiakut të Tiranës gjatë transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit drejt GJKKO-së. SPAK ka kërkuar për Baçin dënimin me 5 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar i ilet në 3 vite e 4 muaj burg dhe të pezullohet për tu vendosur në shërbim prove.
