Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar sërish pas komenteve të shumta që ka marrë lidhur me pamjen e saj fizike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se transformimi i saj nuk lidhet vetëm me ndryshimin në dukje, por edhe me një vendim personal për të përmirësuar shëndetin dhe forcën fizike.

Mile shprehet se komentet nuk mungojnë as kur shton në peshë, kur njerëzit e lidhin këtë me pushtetin, por as kur dobësohet, pasi sërish bëhen të njëjtat aludime. Ajo u bën thirrje vajzave dhe grave, pavarësisht nëse kanë apo jo kilogramë shtesë, të mos lejojnë askënd t’i bëjë të ndihen më pak të vlefshme për shkak të trupit apo zgjedhjeve të tyre personale. Sipas saj, trupi i secilit nuk duhet të kthehet në objekt gjykimi dhe askush nuk ka detyrim t’u japë shpjegime të tjerëve për ndryshimet e veta.

Reagimi i Sara Milës:

Në këto 24 orë nuk kam parë thjesht postime, pashë edhe njëherë sa lehtë mund të zhveshësh një grua nga dinjiteti i saj publik, duke e kthyer trupin e saj në një lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje.

Po unë jam në ato foto, si isha edhe si jam, po kam qenë edhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur këto kohë. Kjo për mua nuk ka qenë thjesht një estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për mos ta lënë veten pas. Por sot diçka tjetër më dhemb më shumë që një pjesë e shoqërisë tonë është ende kaq e varfër në mendje sa mendon se sa pesha e një gruaje është armë politike.

Disa, sidomos disa burra injorantë gjasme edhe me peshë publike, mendojnë se mund të të ulin duke komentuar trupin tënd, se mund të të heshtin duke të bërë objekt tallje, madje disa me këtë mendojnë se po bëjnë opozitë. Kam kuptuar që rezistenca ndaj inkluzionit trajtohet, unë po e bëj, por rezistenca ndaj njerëzillëkut, kjo është pandemija jonë e vërtetë.

Kur shëndoshen thonë që e ke nga pushteti, kur dobësohesh prapë nga pushteti, sepse në të vërtetë për disa njerëz problemi nuk është kurrë pesha. Problemi është se je një grua që kërkon falje dhe merr leje për hapësirën që zë.

Unë nuk kam për të kërkuar falje, as për trupin tim, as për rrugën time dhe as për forcën time. Edhe për të gjithë ata që e kuptojnë gjënë pa e gjykuar, po shëndeti është mbi gjithçka, mbi politikën e ulët, mbi gjuhën e helmit. Vlera e një gruaje nuk matet me kilogramë. Vajza edhe gra që më ndiqni, përditë, me apo pa kilogram shtesë, mos lejoni askënd t’ju bëjë të ndiheni më pak për trupin tuaj, për zërin tuaj, apo për rrugën që keni zgjedhur.

Trupi juaj nuk është arenë gjykimi, është historia juaj, është forca juaj, është jeta juaj, por mbi të gjitha nuk i detyrohesh askujt asnjë shpjegim për trupin tuaj. Deri atëherë, paçi fat me viktimën e radhës për ta kryqëzuar në jetë, unë jam rezistente ndaj baltës më shumë sesa jam sot ndaj inkluzionit, ndërkohë që punoj, por edhe po pres që ligji të marrë në dorë këtë çmenduri online që përdor vajzat si top për të marrë klikime më shumë