Dy vëllezër, banues në fshatin Çam, Kukës, kanë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj tre kushërinjve të tyre.

Sipas policisë, dy vëllezërit, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte dhe shkelma kushërinjtë A. D., 51 vjeç, O. D., 48 vjeç, dhe N. D., 23 vjeç.

Tre të dëmtuarit kanë marrë asistencë mjekësore dhe më pas janë larguar drejt banesave të tyre.

Policia po vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

PKK Morinë/Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për krime kundër mjedisit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan në hyrje të RSh-së, shtetasin G. O., 55 vjeç, banues në Kukës, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kukës, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve elektrike”. Më datë 16.11.2025, në fshatin Myç Mamëz, janë konstatuar pemë të prera, punime ndërtimi pa leje dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasit M. D., 29 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çam, pasi në fshatin Çam, dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë goditur me grushte dhe me shkelma, kushërinjtë e tyre, shtetasit A. D., 51 vjeç, O. D., 48 vjeç dhe N. D., 23 vjeç. Të dëmtuarit kanë marrë asistencë mjekësore dhe janë larguar në banesë. Vijon puna për kapjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 62 vjeç, banues në fshatin Margegaj, pasi ka kallëzuar shtetasi G. B., se ka konflikt me shtetasin H. B., pasi ai ka bllokuar rrjedhën e përroit të fshatit.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. G., 42 vjeç, banues në Krumë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe kontrolluar automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.