Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen e arritur me Kanadanë, që mundëson fluturimet nga të dyja vendet.
Kështu, prej momentit që ky vendim do publikohet në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në zbatim, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë me fluturime direkte drejt Kanadasë dhe anasjelltas.
Kujtojmë se më herët, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo marrëveshje ishte bllokuar pas pezullimit nga detyra të zv.ministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kanadasë, për transportin ajror, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.


