Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun e Shkodrës, duke bllokuar disa banorë dhe familje në Nderlysaj, në Theth.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ekipi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile në terren konfirmon që banorët dhe familjet e bllokuara, janë evakuuar dhe tashmë nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre.

Sakaq, sipas njoftimit zyrtar thuhet se Bashkia e Shkodrës po merr masat për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në transport.