30-vjeçari Jurgen Karaj u aksidentua me automjet orët e para të mëngjesit të datës 10 janar, duke përfunduar në përroin e Darsit.
I riu ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 24-vjeçari Andi Losha. Ky i fundit arriti të mbijetojë, ndërsa për 30-vjeçarin nuk ka asnjë gjurmë.
Palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në ditën e shtatë, përgjatë ujërave të lumit Mat.
Pas kësaj ngjarje 24-vjeçari, Andi Losha ra në prangat e policisë, pasi, përveçse u largua dhe e la atje mikun e tij, i riu gjithashtu rezultoi se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur
