Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të japë nesër mandatin e deputetit Andrea Mano, i cili do të zëvendësojë ish-deputetin Ervin Salianji.

Salianji është dënuar me një vit burg për “kallëzim të rremë” në çështjen e njohur si “Babale”.

Andrea Mano, i cili ka qenë Kreu i Partisë Demokratike në Korçë, ishte renditur pas Salianjit në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

Pas vendimit të Gjykatës, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali shpalli vakancën e krijuar, duke theksuar se nuk ishte e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.

Kjo situatë shkaktoi zemërim te deputetët e opozitës, të cilët protestuan duke i vënë flakën karrigeve në dyert e Kuvendit.

Renditja