Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dorëzuar një kërkesë për lirimin me kusht, duke argumentuar se ka përmbushur 2/3 e dënimit të tij me burg.
Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit që prej muajit tetor të vitit të kaluar, pas vendimit të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila e shpalli fajtor për çështjen “Babale” dhe e dënoi me 1 vit burg.
Tashmë, kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga gjykata për të vendosur nëse do të përfitojë lirimin me kusht.