Gjykata e Apelit liron nga burgu italianin, Davide Pecorelli, i cili u dënua në vendin tonë pasi inskenoi vdekjen e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Pecorelli e ka kryer dënimin e tij në kohën e paraburgimit. Apeli e deklaroi italianin të pafajshëm për veprën penale të mashtrimit, duke ndryshuar akuzën nga shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda, për shkatërrim prone me zjarr.

Kujtojmë se Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik.