Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre.
Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Santiago Malko u ekzekutua në 2019 nga klani kriminal Duka, kreu i të cilit Leonard Duka është duke u gjykuar në një proces të ndarë. Si ekzekutor në ngjarje sipas SPAK ka vepruar Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Malko u vra për shkak të përplasjes mes klanit Duka dhe Ervis Martinajt, ky i fundit u zhdukur pa gjurmë prej 2022. Ish-polici Malko ishte një nga njerëzit më të besuar të Martinajt.




