Në lagjen Kiras të Shkodrës, fundi i gushtit solli një tjetër lajm që të ngrin gjakun, një qen i rrahur barbarisht, i futur në qese plehrash bashkë me pula të ngordhura, u hodh pranë kazanit të mbeturinave.

Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se kafsha kishte sulmuar pulat e pronarit, i cili zgjodhi ta “ndëshkonte” në mënyrën më çnjerëzore të mundshme.

Vullnetarët e organizatës së mirënjohur “Animals Need Me” në Shkodër ishin të parët që e panë dhe reaguan. Ata e gjetën qenin të futur në qese bashkë me pulat e ngordhura, ende gjallë. Pa humbur kohë, e nxorrën nga qesja dhe e nisën menjëherë drejt një klinike veterinare, ku mori ndihmën e parë. Në atë moment, askush nuk e dinte se kjo vogëlushe, që më vonë do të merrte emrin Victoria, do të bëhej simbol i mbijetesës dhe i një historie adoptimi që lidh Shkodrën me Tiranën dhe botën politike.

Pas stabilizimit të gjendjes së saj, u vendos që Victoria të transferohej në Tiranë për trajtim më të thelluar. Aty hyjnë në skenë Vet Hospital dhe ekipi veterinar i drejtuar nga mjeku Erko Prifti, së bashku me Paola Sula, vajza e politikanit Dashnor Sula.
Në Tiranë, Victoria nuk mori vetëm mjekim, por edhe atë që i kishte munguar gjithë jetën: butësi, qëndrim pranë, fjalë të qeta. Paola u përfshi personalisht në kujdesin e saj: nga ndjekja e analizave, tek shoqërimi në vizita, tek orët e gjata në klinikë duke i qëndruar pranë. Plagët fizike nisën të shëroheshin; ato shpirtërore kërkonin më shumë kohë.

Fillimisht, Victoria u mor në strehim nga Paola, por e gjitha Familja Sula u dashurua me të. Ajo filloi të bëhej pjesë e përditshmërisë: shëtitjet, vizitat, momentet e qeta në shtëpi. Nuk ishte thjesht “qenusha e shpëtuar nga Shkodra” ,ishte Victoria, anëtare e familjes.

Vendimi i politikanit: “E marr unë”! Edhe pse në fillim e kishte marrë nën kujdes vajza e tij, në fund Dashnor Sula, vetë politikan dhe figurë publike, vendosi ta adoptonte personalisht Victoria-n. Ky vendim nuk ishte thjesht një akt formal; ishte një deklaratë e qartë se kafshët e dhunuara nuk kanë nevojë për mëshirë të