Partia Socialiste ka fituar bashkinë e radhës, teksa kryebashkiaku Erion Isai ka arritur të sigurojë një tjetër mandat në Kolonjë.
Isai ka marrë 65% të votave, duke mundur kundërshtarin e tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Et’hem Lumani.
Pas përfundimit të rezultatit të votimit, ai e cilësoi këtë një rezultat historik, ndërsa ironizoi dhe për dhunën e ushtruar ndaj tij një ditë para zgjehdjeve.
“Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral në këto zgjedhje. 65% për Ramën dhe PS, rezultat historik”, tha ai.