Kryeministri Edi Rama ka shkruar ditën e sotme te Ministria e Arsimit për të verifikuar dëmet që janë bërë në këtë institucion gjatë këtyre ditëve të protestave të dhunshme.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ishte gjithashtu e pranishme dhe i shpjegon dëmet kreut të qeverisë.

“Kjo është gjithë pjesa që ka dalë komplet jashtë përdorimit. Janë të thyera të gjitha xhamat, janë thyer kompjuterët. Këtu kemi patur vatra zjarri”, thotë ministrja Kumbaro.

Ndërkohë nga pamjet vihen re zyra të shkatërrua, xhama të thyera dhe materiale e mure të djegura.